📌Bashkia Përmet 🤝në bashkëpunim me organizatën Forumi Pavarur i Gruas Shqiptare, në kuadër të programit për zhvillim socio-ekonomik të financuar nga🇪🇺BE, ka nisur zbatimin e projektit me titull “Key people- Key knowledge”.🔑
👉Ky projekt synon të krijojë mundësi të reja pune/biznesi për gratë dhe të rinjtë e Përmetit si dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin e shoqërisë civile me autoritetet lokale 📍në zonën e Përmetit.
🗣️Disa rezultate nga zbatimi i projektit do të jenë:
✅Module trajnimi dhe praktike për organizatat dhe SME
✅Skema e granteve / Financimi i 5 ide projektesh fituese
✅Shkëmbim eksperiencash brenda dhe jashtë vendit
✅Krijimi i një Qendre rekreacionale në një pjesë të godinës së NJA Petran
✅Rikonstruksioni i sallës së pingpongut në Përmet dhe një salle pingpongu në shkollën e Petranit
✅Blerja e një Biblioteke lëvizëse dhe organizimi i aktiviteteve kulturore në zonat rurale
✅Krijimi dhe funksionimi i inkubatorit të biznesit
😍Të gjitha këto rezultate si gjithmonë në shërbim të komunitetit.