Në terren bashkë me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kemi ndërhyrë për lirimin e hapësirave publike të zëna padrejtësisht.

Po hiqen pengesat dhe zaptimet në rrugë, trotuare e ambiente të përbashkëta, duke i kthyer qytetit hapësirat që i takojnë të gjithëve.

Ky proces do të vijojë çdo ditë, si në qytet ashtu edhe në fshatra.

Bashkëpunimi i qytetarëve është çelësi që hapësirat publike të mbeten të lira dhe të aksesueshme për qytetarët.