Pas rreshjeve 🌧️të ditëve të fundit, në territorin e 📍Bashkisë Përmet janë krijuar shqetësime nga rrëshqitja e masivëve shkëmbor🪨 në fshatin Gjinkar,Njësia Administrative Petran,të cilët përbëjnë rrezik ⚠️për jetën e banorëve.👫
🧑‍🚒👷Punonjësit e Bashkisë Përmet kanë verifikuar situatën në terren dhe është kërkuar ndërhyrje më e specializuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e krijuar. ⛔️
📝Pas kërkesës së bashkisë për mbështetje me specialistë 🧑🏼‍🚒 dhe mjete 🚜🛠️për ndërhyrjen në neutralizimin e masivëve shkëmborë 🪨nga Ministria e Mbrojtjes, ditën e sotme specialistë 👮të Batalionit të Xhenjos zhvilluan një takim në 📍ambjentet e bashkisë dhe inspektuan vendin ku ndodhen.
✅Pasi u bë vleresimi i situatës është vendosur të kryhet ndërhyrja për eleminimin e këtij rreziku për banorët e fshatit Gjinkar.
🤝Bashkëpunimi dhe kujdesi❗️ janë thelbësor për të reduktuar rreziqet⚠️ dhe për të siguruar jetën tonë dhe të komunitetit.🙏