Si një traditë e nisur 7 vite më parë, “Festa Përmetare” edhe këtë vit solli një atmosferë plot emocion dhe surpriza.
Festa përmetare i jep Përmetit ritmin dhe energjinë që kërkon vera.
Perveç argëtimit , ky aktivitet jo vetëm promovoi vlerat, folklorin , kulturën dhe kulinarinë të cilat përmetarët i kanë pjesë të qenies së tyre, por bëri bashkë miqtë përmetarë , turistët vendas dhe të huaj. Ndaj Festën përmetare mund ta quajmë festa e dashurisë , mallit , nostalgjisë.
Kryetarja e Bashkisë znj.Alma Hoxha mirëpriti grupin e sazeve të Përmetit dhe gjatë takimit ju shprehu mbështetje për vlerat që mbartin ato , ruajtjen dhe vazhdimin e traditës përmetare.
Shumë faleminderit organizatorëve dhe të ftuarve të kësaj feste. Bashkia Përmet do t’i mbështes dhe inkurajoj këto lloj aktivitetesh jo vetëm thjesht si argëtim , por si mundësi për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave përmetare dhe si mundësi për zhvillimin e turizmit .
Së shpejti do të kemi një kalendar aktivitetesh të larmishme .
Për Përmetin që duam, për Bashkinë që duam!