Festohet sot dita e Teqesë së Frashërit, një monument me vlera kulturore dhe historike.
Emri i mirë i saj nuk lidhet vetëm me Bektashizmin por mbi të gjitha për përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe. Teqeja e Frashërit përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit.
Teqeja u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit. Në 1908 u hap në këtë teqe shkolla e parë shqipe nga baba Alushi.
Mori statusin monument kulture në vitin 1973.
Ky monument përveçse ka vlera shpirtërore për besimtarët bektashianë , shihet edhe si një objekt me vlera të rralla kulturore dhe historike për vizitorët vendas dhe të huaj.
Gëzuar gjithë besimtarëve bektashianë të Përmetit e më gjerë, me këto pamje nga vendi i shenjtë ku u mëkua dashuria për zotin, ku u mësua gjuha shqipe, ku u edukuan rilindasit dhe ku iu këndua natyrës e atdheut.