Fasoneria ELKO, është fasoneria më e re që hapet në qytetin e Përmetit, ku si aktivitet të saj ka linjën e prodhimit të veshjeve të punës dhe si destinacion ka tregun Italian.
Në nisje të aktivitetit të saj, Kryetarja e Bashkisë dhe Drejtoresha e Zyrës së Punës, ju uruan punë të mbarë rreth grave që vinin si rekomandim nga Zyra e Punës Përmet duke patur objektivë punësimin deri në 100 punonjës në vazhdim të aktivitetit.
Ky biznes është një burim i rëndësishëm punësimi në Përmet për shumë gra dhe vajza, duke u ofruar mundësinë të punojnë në kushte optimale dhe komode .
Gruaja është shtyllë e rëndësishme e familjes dhe shoqërisë, ndaj mbështetja për gratë është dhe mbetet prioritet i politikave sociale.