📌Në kuadër të organizimeve të aktiviteteve për #JavaEvropës2025, 19-31 Maj, 🇪🇺Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet organizoi aktivitetin e quajtur 🕹️loja Jeopardy .
🤔Quiz show televiziv i njohur , erdhi i përshtatur për fëmijët me ❓pyetje rreth Bashkimit Evropian.
👫Të ndarë në dy grupe, 🥇grupi “Negociatat” arriti të merrte më shumë pikë kundrejt grupit “Antarësimi”.
💙💛Më tepër se një konkurs me fëmijë aktiv dhe tepër të përgatitur nga dy shkollat e qytetit, ky aktivitet ishte një lojë e cila kishte si qëllim informimin përmes argëtimit. ℹ️
🤗Në aktivitet kishim kënaqësinë të kishim pjesëmarrëse znj. Christina Wredberg drejtuese e projektit EU4GoodGovernence si dhe znj. Marsela Maci drejtore pranë AMVV për Projektet dhe Integrimin Evropian.
🙏Falenderues jo vetëm për prezencën e tyre sot në Përmet por edhe për mbështetjen e ofruar në organizimin e aktivitetit.
👉Nesër , ora 11:00 takohemi në 📍sheshin e qytetit në aktivitetin “A space to BE” për të përcjellë vlerat e përbashkëta kulturore në diversitetin kulturor që aspirojmë të jemi pjesë.❤️