Në kuadër të projektit “Bashkë me Emergjencat Shëndetësore”, Shoqata “Floemi” në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe shkollat e qytetit , organizoi një konkurs ndërmjet:
Shkollës 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” dhe
Shkollës së Mesme “Sami Frashëri”.
Të dy skuadrat treguan përgatitje të shkëlqyer dhe demonstruan me kujdes mënyrën e duhur të reagimit në situata emergjente shëndetësore.
Ky aktivitet kishte si qëllim të rriste ndërgjegjësimin të nxënësve për emergjencat shëndetësore, t’i pajisë ata me aftësi praktike dhe t’i mësojë si të veprojnë në raste të papritura që mund të ndodhin çdo ditë.