Në bazë të VKM nr. 329 datë 16.05.2012 “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ”, Bashkia kryen procedurat e marrjes së dokumentacionit për dhënien e ndihmës së menjëhershme për këto raste dhe vazhdimin e procedurave të mëtejshme.
Aplikimi për dhënien e ndihmës financiare familjarve që u është djegur shtëpia.
Dokumentacioni që kërkohet është:
- Kërkesën e familjarit për ndihmë në rastin e fatkeqësisë.
- Vërtetimin nga sektori i PMNZH-së.
- Certifikatën familjare.
- Fotokopje kartë identiteti.
- Fotografi të objektit të djegur.
- Vërtetim nga rajoni.(si banor i atij rajoni)
- Deklaratën e materialeve të djegura të hartuar në prani të përfaqësuesit të rajonit.
Përfitim ndihme financiare në rast fatkeqësish natyrore
Dokumentacioni që kërkohet është:
- Proçes-verbal i konstatimit të gjendjes
- Preventivat e dëmeve nga ana ndërtimore në objektet e banimit, si dhe dëmeve në orendi pajisje, etj
- Çertifikatë familjare në momentin e ndodhjes së fatkeqësisë
- Çertifikatë e vdekjes së pjesëtarit të familjes, kur ka raste të tilla, shoqëruar me vërtetimin mjeko-ligjor sipas rastit
- Vërtetim nga PMNZH-ja në rast zjarri
- Studimi gjeologjik
- Vendim i Këshillit Bashkiak konfirmuar nga Prefekti