Bashki më efektive, komunitete më aktive, qytetarë më të sigurt.
Radikalizimi dhe ekstremizmi i dhunshëm është shndëruar në një sfidë globale, për shkak të përhapjes, dinamikës dhe prirjeve që kanë pasur vitet e fundit këto fenomene si dhe për shkak të pasojave tepër të rezikshme për jetën dhe sigurinë e njerëzve.
Ekstremizmi i dhunshëm nuk njeh kufij gjeografikë apo politikë.
Për parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni, ne duhet të ndërtojmë bashkëpunim jo vetëm në nivel rajonal, por edhe lokal, ndërmjet aktorëve shtetërorë dhe shoqërisë civile. Masat nga lart-poshtë, të drejtuara nga shteti, nuk janë kurrë të mjaftueshme për t’iu kundërvënë me efektivitet ekstremizmit të dhunshëm në shoqëri. Kapitali më i çmuar në trajtimin e ekstremizmit të dhunshëm janë vetë komunitetet, që ndiejnë drejtpërdrejt efektet e tij. Le të bashkëpunojmë së bashku bashki, institucione, komunitete fetare dhe shoqeri civile.
Përmeti, vend tolerant, me dialog dhe harmoni fetare, qytet vlerash!
Pavarësisht se sa e madhe sfida të gjithē bashkë ia dalim!