Këshilli Rinor pati kënaqësinë të vizitonte ekspozitën e një artisti , i cili me kreativitetin e tij shndërron gjëra rrethanore në vepra arti mahnitëse.
Çdo krijim është frymëzuar nga jeta e përditshme dhe përmes interpretimit të tij, artisti na fton të shohim bukurinë që qëndron përreth nesh.
Shpjegimet e tij të detajuara për çdo vepër na treguan sesa thellë arti lidhet me eksperiencat tona të përditshme.
Çdo vepër shërben si një pasqyrë e sfidave me të cilat përballemi si shoqëri, duke nxitur reflektim dhe diskutim mbi tema të ndryshme.