Në datat 7-8 Korrik, CeRPHAAL dhe Bashkia Përmet, në kuadër të projektit INCULTUM, organizuan ditët e hapura festive të Vllehëve. Keto aktivitete u realizuan pranë banesës historike të Vllehëve ( kalives), të ndërtuar në “Albturist Eco Camping” Qilarisht. Kjo banesë shërben njëkohësisht edhe si një muze i hapur në natyrë, ku brenda saj janë ekspozuar objekte të jetës së përditshme të këtij komuniteti. Gjatë ditëve festive, u shfaqën në video projeksion, një set me fotografi historike që prezantojnë momente nga jeta e Vllehëve. Gjithashtu u paraqit edhe një kolazh me filmimet e para mbi Vllehët në teritorin e Shqipërisë të realizuara në fund të viteve 1940. Aktiviteti kulmoi me festën e Vllehëve, ku përveç pjesëtarëve të këtij komuniteti morrën pjesë edhe turistë vendas e të huaj. #DitëtEVllehëve #Kujtime #CeRPHAAL #BashkiaPermet #Projekti_Incultum Category: Aktivitete 2019November 18, 2025Post navigationPreviousPrevious post:NJË DITË ME FËMIJËT E KAMPIT VEROR !NextNext post:TAKIM NGA PREFEKTI QARKUT GJIROKASTËR!