DITA NDËRKOMBËTARE E TRASHËGIMISË KULTURORE u festua sot me kujtimet më të çmuara, trashëgiminë e gjysheve tona.
Fëmijët e QKF bashkuan breza, duke sjellë në një ekspozitë objekte e orendi të vjetra, të ruajtura me dashuri ndër vite. 🖼️ Çdo send mbart histori dhe shpirt, duke na kujtuar se trashëgimia nuk është vetëm e shkuara, por pjesë e identitetit tonë dhe e asaj çka e bën Përmetin unik.
Për të treguar gjithë bukuritë dhe vlerat që Përmeti ka për të ofruar, kemi përgatitur edhe një video që përmbledh objektet tona të ruajtura dhe pikat turistike e kulturore të zonës. 🎥
Një ditë që na rikthen te rrënjët dhe na bën më krenarë për kulturën tonë. 🌿❤️