🗓️Sot është Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike🏛️, ditë për të reflektuar dhe promovuar pasurinë tonë të jashtëzakonshme !
📌Në ditën ku popujt dhe kombet në të gjithë botën e kthejnë vëmendjen nga trashëgimia e tyre kulturore, 🇦🇱Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit pranë Bashkisë Përmet paraqiti në sheshin qendror të qytetit ekspozitën me foto 🖼️ të siteve të trashëgimisë sonë kulturore për tu njohur e sensibilizuar për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie.
📍Ejani vizitoni Përmetin dhe shijojni këto vlera të trashëgimisë.