8 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Analfabetizmit , e cila ka hyr në kalendarin e festave ndërkombëtare si dita kur festohet çrrënjosja e analfabetizmit, që prej vitit 1965, në konferencën e UNESCO-s në Teheran.
Për festimin e kësaj dite, vogëlushët e Kopshtit Nr.1 shprehën mesazhe sensibilizuese për rëndësinë e shkollimit.
Arsimimi është një mjet i pazëvendësueshëm dhe rruga e duhur në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.