Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit 📚për Fëmijë👭, një ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.
📌Shënimi i Ditës së Librit për Fëmijë📖 ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve të cilat kanë lidhje me nxitjen e leximit tek të vegjëlit.👫
📍Kjo ditë sot u shënua edhe me aktivitetin “Prezantimi i titujve të rinj të librit për fëmijë” zhvilluar nga biblioteka “Lliko Nano” me fëmijët e Qendrës Kulturore.
🖇️Fëmijët jo vetëm u njohën me titujt e rinj nga punonjësja e bibliotekës por dhe folën rreth librave që ata kishin lexuar.📚📖
➡️Gjatë aktivitetit u shpërndanë kartelat 🗂️me informacione rreth antarësimit në biblotekë dhe disa prej fëmijëve 👬👫shprehën dëshirën për tu bërë sa më parë anëtarë të saj duke theksuar avantazhet që ka kjo pjesmarrje.
✅Edukojmë fëmijët me librin📖, që nesër të zgjedhin drejt të ardhmen e tyre!