Gratë dhe vajzat rurale në Shqipëri përfaqësojnë pjesën më vitale të zhvillimit bujqësor dhe rural dhe kontributi i tyre është i paçmueshëm. Gruaja rurale kontribuon dhe investon në mirëqenien e familjes, jetës komunitare dhe më gjerë.
Në ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale Këshilli Rinor Përmet sjell një ditë nga përditshmëria e Zj. Flora Sali ,bletërritëse,e angazhuar në panaire dhe aktivitete të ndryshme kushtuar produkteve lokale.
Të rinjtë u angazhuan dhe mësuan disa nga proçeset e nxjerrjes së mjaltit dhe panë nga afër punën dhe mundin e një gruaje rurale.
Falenderimet në këtë ditë shkojnë për të gjitha ato gra të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Forca juaj eshte shembull virtyti dhe model frymezimi për të çuar përpara punët me kembengulje.