Në çdo zonë të Përmetit, gjenden gra që mbajnë gjallë jetën me duart e tyre të lodhura e zemrën plot dashuri.
Ato janë forca e heshtur që kujdesen për tokën, për familjen dhe për traditat që s’duhet të humbasin kurrë.
Sot është dita e grave që punojnë me dinjitet, që nuk ndalen, që çdo mëngjes nisin ditën me shpresë.
Me respekt e mirënjohje për çdo grua rurale të Përmetit. 


