Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e gjerë,
Sa e lehtë, sa e lirë,
Sa e bukur, sa me vlerë.
👆Këto vargje të Naim Frashërit shënjojnë në kujtesën tonë si dedikimi më i bukur i gjuhës tonë të dashur, shqipe.🇦🇱
2️⃣1️⃣ Shkurt, është dita kushtuar ruajtjes dhe promovimit të identitetit të çdo kombi, për ne gjuhës shqipe.👐
📌Kësaj dite, nxënësit përmetar dhe QKF Përmet i kushtuan këngë, recitime dhe kujtim të figurave atdhetare që luftuan me ✍️penë për gjuhën e bukur që sot 🗣️flasim.
🖋️Ta duam, ta mbrojmë dhe promovojmë me krenari identitetin tonë, gjuhën shqipe!🇦🇱