🗓️15 shtatori është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, një ditë kur njerëzit kudo në botë nderojnë 🙏vlerat e lirisë, respektit për të drejtat e njeriut, si dhe zgjedhjeve të lira dhe transparente.
📌Për vitin 2023 Dita Ndërkombëtare e Demockracisë vjen me temën “ Fuqizimi i brezit të ri” , e cila përqëndrohet në rolin thelbësor të të rinjve 👫👭në çuarjen përpara të demokracisë dhe kërkon të sigurojë që zërat e tyre 🗣️ të përfshihen në vendimet që kanë një ndikim të thellë në botën e tyre.
📍Në kuadër të kësaj dite Këshilli Rinor Përmet në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit Evropian 🇪🇺realizoi një tryezë të rrumbullaktë mbi ℹ️njohjen dhe promovimin e vlerave dhe parimeve të demokracisë.
📑Një fletëpalosje u shpërnda për informim dhe ndërgjegjësim mbi këto vlera që promovon demokracia,duke u dhënë qytetarëve pushtetin për të marrë vendime në të gjitha aspektet e jetës.ℹ️
Një popull i angazhuar dhe i arsimuar mirë👩‍🏫 është në zemër të shoqërive të forta demokratike.Ne duhet të krijojmë një mjedis në të cilin të rinjtë 👭ndiejnë se zëri i tyre 🗣️ka rëndësi. 🔝
✅Kombet e lira, të pavarura, dhe sovrane janë mjeti më i mirë drejt lumturisë njerëzore, shëndetit, arsimit, sigurisë dhe çdo gjëje tjetër.🥰