Bashkia Përmet, së bashku me SlowFood Përmet, organizuan për të 4-tin vit rradhazi , festën më popullore të trevës tonë: “Ditën e Verës” dhe “Çeljen e Sezonit Turistik 2019”.
Fundjava që kaloi, bëri bashkë përmetarë dhe jo vetëm, duke festuar ardhjen e Pranverës.
Përmes lojrave të shumta, muzikës popullore dhe artit të kulinarisë përmetare , çelëm kështu siparin e aktiviteteve që do të vijojnë me aktivitete të tjera në nxitje të turizmit dhe promovimit të vlerave të qytetit tonë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Ambasadori Italian në Shqipëri z.Alberto Cutillo, përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Shqipëri znj.Limya Eltayeb, përfaqësues të AICS, si dhe Prefekti i Qarkut.
Një falenderim për mbështetësit e përvitshëm të këtij eventi.
Qytetarëve përmetarë ju urojmë një stinë të begatë dhe një sezon sa më të mbarë turistik.