2️⃣2️⃣Prill- Dita e Tokës🌏, na frymëzon për ta dashur 💚 planetin duke i dhënë më shumë gjelbërim e më pak ndotje.
📌Në këtë ditë Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Njësinë e Integrimit Evropian🇪🇺 realizuan takim informues ℹ️ për të promovuar një mënyrë jetese miqësore ndaj mjedisit.
✅Një aksion pastrimi në brigjet e lumit Vjosa -Park Kombëtar, nuk mund të mungonte në këtët ditë kushtuar natyrës.🏞️
➡️Gjithashtu, në këtë ditë, në kuadër të projektit “Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për të rinjtë e Përmetit” (IN-YEP), Klubi i alpinistëve pastroi luginën e Vjosës në Badlonjë.
🗣️Ky projekt financohet nga 🇪🇺Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “BE për bashkitë” dhe implementohet nga Bashkia Përmet dhe Cesvi.
👏Ne jemi krenarë për ambjentalistët e vegjël 👭 me shembullin që japin nëpërmjet aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit.
❇️Në këtë Ditë të Tokës le të kujtojmë se ne kemi veç një planet 🌏 dhe na takon ta mbrojmë, për veten dhe për brezat që vijnë.