Datat 10-11 Shkurt ishin ditë të veçanta ku Përmeti bëri bashkë gazetarë të shumtë nga gjithë trevat Shqiptare.
Patëm kënaqësinë të mirëprisnim gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut, të gjithë së bashku në “Ditën e Miqësisë” në Përmet.
Faleminderit që përzgjodhët Përmetin për të ndarë një ditë të rëndësishme kushtuar profesionit tuaj dhe diskutuar në një tryezë të përbashkët temën ‘Braktisja e vendit nga të rinjtë’.
Mirënjohje për profesionin tuaj dhe veprimtarinë sa kurajoze dhe sfiduese.