Në kuadër të projektit të financuar nga BE, EURBAN DECO, gjatë ditës së dytë u zhvillua një seminar i hapur me Prof. Dr. Shyqyri, me temën:
“Ndikimi i kolonializmit mbi shoqëritë lokale, migracionet, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Kohezionin e BE-së”,
me një fokus të veçantë në marrëdhëniet historike Itali–Shqipëri në periudha të ndryshme.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të organizatave partnere nga:

ATRIUM, Itali

Shoqata WOMEN, Itali

Shoqata Solution, Francë

Shoqata Nest Berlin, Gjermani

Bashkia Benetússer, Spanjë

Bashkia e Lousadës, Portugali

Seminari u pasua nga një diskutim i hapur dhe prezantime nga Bashkia e Lousadës dhe Bashkia Benetússer.

Dita u përmbyll me vizita në disa prej ndërtesave historike të ndërtuara gjatë periudhës së pranisë italiane në Shqipëri, si ish-Ushtria, godina e Kongresit të Përmetit etj.