Sot, në ambientet e Kinema “13 Shtatori”, nxënësit e shkollave dhe fëmijët e kopshteve u bënë pjesë e një aktiviteti të veçantë dedikuar shëndetit oral,organizuar nga mjekja stomatologe e shkollave Dr. Blerta Barjami pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Fëmijët mësuan sa e rëndësishme është të kujdesemi për dhëmbët dhe të kemi një buzëqeshje të shëndetshme gjatë gjithë jetës!
Një aktivitet i mbushur me ndërgjegjësim, edukim dhe shumë mesazhe të vlefshme për një higjienë më të mirë orale!