🗣️Prej disa muajve ka vijuar puna për hartimin 📑e Planit të Kujdesit Social për periudhen 2024-2028 ku takime të vazhdueshme janë zhvilluar me pjesëmarrjen e të gjithë sektorëve në bashki , 🤝me mbështetjen e institucioneve që operojnë në 📍Përmet si dhe me asistencën e konsulentes së UNDP-së znj. Marsela Dauti.
📌Pas këtyre konsultimeve, në takimin e fundit u realizua prezantimi i draftit të Planit përpara se të kalojë për 🖐️miratim në Këshillin Bashkiak.
ℹ️Plani i Kujdesit Social 2024-2028, synon forcimin e strukturave të bashkisë, duke rritur burimet dhe kapacitetet njerëzore, financiare për të ofruar shërbime cilësore.
📈Gjithashtu Plani do të institucionalizojë dhe standardizojë menaxhimin e shërbimeve sociale për të vlerësuar dhe adresuar me shërbime individët, familjet apo komunitetet më në nevojë.
✅Me miratimin në Këshillin Bashkiak, do të nisë puna për zbatimin me projekte konkrete të objektivave që ky Plan parashikon.🔜