Fondacioni “ Niko Gjika “ me Kryetar të Bordit Drejtues intelektualin dhe biznesmenin përmetar Z. Vasil Gjika, vendosi në tetor të 2016 të stimulojë financiarisht në Shumën 5 milionë lekë (të vjetra) çdo vit, mësuesit dhe nxënësit përmetarë të spikatur në fushën e arsimit.
Përzgjedhja e fituesve u bë nga komuniteti i arsimit, sipas procedurave të përcaktuara nga Bashkia dhe Fondacioni.
Çmimet u shpërndanë më 15.04.2017 në ambjentet e Qendrës MultiFunksionale Përmet dhe fituan personat e mëposhtëm:
- Nxënësit Anisa Tatazi, Joan Janku dhe Polikseni Memo u vlerësuan me çmimin “Lulet e Verës”, për rezultatet e larta në shkollë.
2. Znj.Ganimete Vaka dhe Z. Et’Hem Bejo u vlerësuan me cmimin “ Mësuesi Ynë”, pasi kanë punuar me përkushtim për arsimin dhe edukimin e fëmijeve ndër breza.
3. Znj.Valbona Hodaj u vlerësua me çmimin “Drita e Dijes”, pasi dallohet për vlerat , pasionin dhe metodën e mësimdhënies nga nxënësit, prindërit e tyre , kolegët dhe drejtuesit e arsimit në rreth e opinion publik përmetar.
4. Z.Androkli Dorri u vlerësua me çmimin “Fjalët e Qiririt”, për përkushtimin e treguar në arsimimin dhe edukimin e fëmijve dhe të rinjve.
5. Maturantes më të mirë, Kristjana Prokos, iu akordua një Bursë Studimi.
Bashkia Përmet dhe Këshilli Bashkiak shpreh falenderime të veçanta për këtë gjest fisnik të familjes Gjika dhe i siguron ata se do të jenë gjithmonë të gatshëm për të bashkëpunuar .