👏Sot në Përmet u zhvillua ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” Dr. Gentian Toshkëzit, një prej neurokirurgëve më të njohur në botë. 🌍
Ky titull, i miratuar nga Këshilli Bashkiak, u shoqërua sot me një aktivitet të veçantë për të nderuar një personalitet që ka lartësuar emrin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe që mbetet i lidhur fort me rrënjët e tij përmetare. 🇦🇱❤️
👨‍⚕️ Me dijen, përvojën dhe duart e tij që shpëtojnë jetë, Dr. Toshkëzi është një shembull frymëzues për të rinjtë dhe një krenari e madhe për Përmetin. 💪