Në zbatim të Ligjit nr. 75/2019, datë 4.12.2019 “Për Rininë”, dhe të Rregullores për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Vendor Rinor Përmet, Bashkia Përmet shpall thirrjen publike për plotësimin e vendeve vakante në përbërje të Këshillit.
A e ndjen që mund të japësh diçka për qytetin tënd?
A ke ide, energji dhe dëshirë për të ndryshuar realitetin e të rinjve në Përmet?
Atëherë kjo thirrje është për ty!
Bashkia Përmet po hap aplikimet për Këshillin Vendor të Rinisë një hapësirë ku të rinjtë bëhen pjesë e vendimmarrjes, sjellin ide, propozojnë zgjidhje dhe ndikojnë në politikat për rininë në qytetin tonë.
Këshilli është një strukturë këshilluese dhe përfaqësuese, që punon për:
përfshirjen e të rinjve në zhvillimin lokal;
nxitjen e aktivizmit, vullnetarizmit dhe lidershipit;
bashkëpunimin me institucionet, OJF-të dhe komunitetin.
Të drejtë aplikimi kanë:
Të rinjtë rezidentë në territorin e Bashkisë Përmet, të moshës 15–29 vjeç;
Përfaqësues të organizatave rinore ose që veprojnë për të rinjtë, në përputhje me kriteret ligjore.
Si të aplikoni:
Plotësoni pyetësorin online në linkun:
https://forms.gle/1pChxXBTgVEj3vtG7
Afati për aplikim:
Deri më 19 tetor 2025
Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen në përputhje me dispozitat e ligjit dhe me rregulloren përkatëse të Këshillit Vendor Rinor Përmet.


