Aplikimet e kërkesave për bursë paraqiten pranë zyrës së Arsimit gjithmonë mbasi të vijë plani i bursave nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Studentët dhe nxënësit që aplikojnë për bursa duhet të paraqesin këto dokumenta:
-Kërkesë me shkrim
-Vërtetimi i regjisrimit përfundimtar të studentit apo nxënësit në shkollën ku ka filluar studimet.
-Çertifikatë familjare
-Kopje e kartës së identitetit
-Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
-Vërtetimet përkatëse për secilën nga të ardhurat që deklarohen në deklaratën e dhënë nga kryefamiljari .
-Vërtetim tek ndihma sociale që merr ose jo.
-Për të gjithë pjesëtarët e moshës së punës që deklarohen të pa punë , duhet vërtetim tek Zyra e Punësimit ,që janë kërkues pune dhe që nuk trajtohen me asistencë (origjinale )
-Vërtetim në tatim taksa që nuk ka aktivitet privat (familjarisht)
-Vërtetim që kanë ose jo tokë në përdorim nga zyra e kadastrës.
-Vërtetim nga rajoni për saktësim adrese (adresa e plotë e studentit )
-Për moshën e pensionit vërtetim, ku të jenë shënuar pensioni me të gjithë kompensimet përkatëse
-Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore
-Për nxënës dhe studentët që kanë statusin e jetimit duhet kopje e noterizuar e statusit të jetimit.
-Për rastet kur në familje ka nxënës në shkollë të mesme apo studentë duhet të sjellin vërtetime që trajtohen ose jo me bursë shteti (nga shkolla ku është) .
Në rastet kur familja merr ndihmë ekonomike paraqet vetëm këto dokumenta:
-Kërkesë me shkrim
-Vërtetimi i regjisrimit përfundimtar të studentit apo nxënësit në shkollën ku ka filluar studimet.
-Çertifikatë familjare
-Kopje e kartës së identitetit
-Deklaratë për të ardhurat nga kryefamiljari
-Vërtetim tek ndihma sociale.
KUSHTET EKONOMIKE TË NXËNËSIT DHE STUDENTIT PËR DHËNIEN E BURSËS
Nr. | Përbërja familjare | Përfitojnë bursa | Përfitojnë gjysëm bursa | Me pagesë |
Për qytetin | Me të ardhura mujore lekë/frymë | Me të ardhura mujore lekë/frymë | Me të ardhura mujore lekë/frymë | |
1 | Për familjet me 2 persona | Deri 3,200 lekë | 3,200-4,600 lekë | Mbi 4,600 lekë |
2 | Për familjet me 3 persona | Deri 3,100 lekë | 3,100-4,500 lekë | Mbi 4,500 lekë |
3 | Për familjet me 4 persona | Deri 3,000 lekë | 3,000-4,400 lekë | Mbi 4,400 lekë |
4 | Për familjet me 5 persona | Deri 2,900 lekë | 2,900-4,300 lekë | Mbi 4,300 lekë |
5 | Për familjet me 6 persona | Deri 2,800 lekë | 2,800-4,200 lekë | Mbi 4,200 lekë |
6 | Për familjet me 7 persona | Deri 2,700 lekë | 2,700-4,100 lekë | Mbi 4,100 lekë |
7 | Për familjet me 8 persona | Deri 2,600 lekë | 2,600-4,000 lekë | Mbi 4,000 lekë |
Shënim : Nxënësit dhe studentët nga fshati përfitojnë bursë , kur familja përfiton ndihmë ekonomike në varësi të masës së kësaj ndihme , brënda planit të akorduar për secilën njësi të pushtetit vendor .