Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Z. Murat Ahmet Yörük dhe pjesëtarë të stafit të Ambasadës Turke në Tiranë zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Përmetit dhe u takuan me Kryetarin e kësaj Bashkie z Niko Shupuli dhe drejtues të tjerë të saj .
Kryetari i Bashkisë së Përmetit shprehu mirëseardhjen ndaj tij në këtë qytet duke thënë se nga qyteti që ai drejton ka shumë figura që kanë kontribuar për historinë e dy vendeve duke vënë theksin te Roli dhe kontributi i Vëllezërve Frashëri dhe personaliteteve të tjerë përmetarë.
Kryetari i Bashkisë i vuri në në dukje Ambasadorit se Përmeti është një qytet që ka shumë resurse natyrore ,kulturore duke evidentuar shumë prej tyre dhe se vitet e fundit numri i turistëve në këtë bashki ka ardhur në rritje.
Gjatë këtij takimi është biseduar për hartimin e projekteve konkrete dhe për bashkëpunimin në fushën e turizmit, agrikulturës ,etj
Ndërsa Ambasadori Yörük falënderoi kryetarin e bashkisë për pritjen dhe theksoi se “Jam i angazhuar që të vizitoj të gjitha qytetet e Shqipërisë” dhe shtoi se objektivi i këtyre vizitave është njohja nga afër e bukurive të këtij vendi, por jo vetëm edhe takimet me zyrtarët vendorë duke biseduar për hartimin e projekteve konkrete për përparimin më tej në marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe kulturore.