Ditën e sotme u zhvillua aktiviteti me titull “A space to BE “ i organizuar nga Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet me bashkëpunimin e QKF dhe fëmijëve të shkollave të qytetit dhe mbështetjen e projektit #EU4GoodGovernance.
Aktiviteti përmbante krijime, performanca dhe shfaqje artistike të ideuara nga mësueset dhe realizuar nga fëmijët e talentuar.
Në 12 mini skena rreth 12 yjeve simbol të flamurit të BE-së, fëmijët sollën vlerat kulturore artistike që mbart qyteti jonë në mënyra të veçanta si valle, këngë, teatër, poezi, krijimtari, pikturë, art i punës së dorës, instrumenta muzikore, kulinari, sport, artizanat dhe traditë.
Vlerat e veçanta të vendit tonë së shpejti do ti bashkohen vlerave të familjes së madhe Evropiane.