📌Data 1 Tetor është Dita Botërore e të Moshuarve 👵👴me qëllim 🗣️sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për vëmendjen dhe kujdesin që duhet treguar për njerëzit që qëndrojnë në themel të familjes dhe shoqërisë.
➡️Në ditën kushtuar moshës së tretë, fëmijët dhe të rinjtë e Përmetit😍, zgjodhën të kalonin disa momente me të moshuarit duke dhuruar një aktivitet me ese, muzikë dhe vargje kushtuar gjyshërve.
ℹ️Ky aktivitet u realizua me në kuadër të zbatimit të projektit “Të moshuar jo të vetmuar, aktiv dhe të lumtur” si pjesë e programit LNB2 nga UNDP me financim të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Gjithashtu pjesë e organizimit ishte dhe bashkëpunimi me shoqatën Mjedis, Ujra, Pyje e cila ka në vëmendje kujdesin dhe aktivizimin e moshës së tretë.
❤️Pak vëmendje modeste ishte kënaqësi për të rinjtë por edhe për gjyshërit. Ata janë kultura, familja, historia dhe tradita jonë ndaj më shumë vlerësim dhe përkujdes për gjyshërit tanë.