Zbatimi i politikave të gjelbra dhe sociale nga ana e bashkisë ka ndikuar në reduktimin e mbeturinave.
Sektori i Pastrim Gjelbërimit ditën e sotme ka ndërmarr një aksion masiv në të gjithë qytetin , pikënisja e të cilit ka qenë lagjia Pelas deri në lagjen Mejden.
Gjatë këtij aksioni u pastruan 80 m3 mbetje urbane,bujqësore dhe inerte.
Pastrimi i territorit është detyrë e përditshme, por dhe një aksion herë pas here është domosdoshmëri, për një mjedis sa më të pastër.
Një ambient i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të hedhin mbeturinat në vendin e duhur.