Sot u bashkuam me nismën e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, së bashku me qytetarë, të rinj, biznese dhe institucione, në një aksion të përbashkët pastrimi në Petran, përgjatë brigjeve të lumit Vjosa.
Hoqëm mbeturinat dhe i dhamë natyrës një frymëmarrje të re. 💚
👉 Kujdes! Pastrimi nuk është një ditë e vetme, por një përgjegjësi e përditshme. Hedhja e mbetjeve në natyrë nuk do të tolerohet.
📹 Në kuadër të një projekti të Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar, po shqyrtohet edhe vendosja e kamerave përgjatë brigjeve, për të ruajtur këtë mrekulli natyrore dhe për të parandaluar ndotjen.
Le ta mbrojmë së bashku Vjosën, sepse ajo është krenaria jonë! 🌿