Bashkia Përmet është përfituese e disa projekteve në kuadër të thirrjes të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020, projekte të financuara nga Bashkimi Europian“Zhvillimi i turizmit tematik në zonën ndërkufitare duke ruajtur mjeshtërinë e përpunimit të gurit” (Akronimi: STONE.ART).
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është ruajtja dhe forcimi i zejtarisë dhe traditës së pëpunimit të gurit të rajoneve të Epirit dhe Shqipërisë së Jugut, si një element integral kulturor i zonës së ndërhyrjes, dhe ta vlerësojë lidhjen me zhvillimin e turizmit tematik.
Partnerët e projektit janë Bashkia e Konicës, Universiteti i Janinës, Universiteti i Gjirokastrës dhe Bashkia Përmet, ku buxheti i Bashkisë Përmet është 121,800 euro (15% cofinancim i Bashkisë)
-Rezultatet kryesore të projektit janë:
- Depozitimi i i teknikave dhe metodave të ndërtimit të gurit;
- Atlas i Monumenteve të gurit në formatin hard dhe të dixhitalizuar
- Krijimi i markës kulturore STONE.ART;
- Modelet 3D të konstruksioneve më të rëndësishme guri të zonës
- Lojë dixhitale për të rritur dhe fëmijë në lidhje me monumentet e gurit.
- Një aplikacion udhëzues turistik me përmbajtje të pasuruar në lidhje me monumentet e gurta të zonës së bashku me informacione të dobishme turistike
- Rehabilitimi i Shkollës së Vjetër Vourbiani për të pritur të interesuarit për tu trajnuar mbi teknikat e përpunimit të gurit.
- Rregullimi i ambjentit në katin e dytë të Qëndrës Kulturore, ku një sallë do të shërbejë për trajnimin e vazhdueshëm të artizanëve kurse në sallën tjetër do të paraqiten në 3D monumentet e gurit të zonës së Përmetit.
- Prodhimi i broshurave shumëgjuhëshe në teknikat e përpunimit të gurit për ndërtimin e shtëpive;
- Pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare STONE2020
Projekti pritet të përfundojë në Tetor 2022.