Bashkia Përmet është përfituese e disa projekteve në kuadër të thirrjes të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020, projekte të financuara nga Bashkimi Europian. Një prej këtyre projekteve është projekti i titulluar “Zhvillimi dhe promovimi i turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare Greqi- Shqipëri” (Akronimi: EXTOUR).
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të nxisë zhvillimin e turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare duke ofruar trajnime për profesionistë të rinj dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara.
Partnerët e projektit: Prefektura e Janinës, Bashkia e Konicës dhe Bashkia Përmet dhe buxheti i Bashkisë Përmet është 74,657.36 euro (15% cofinancim i Bashkisë).
-Rezultatet kryesore të projektit janë:
1.Një studim për zhvillimin e programeve të certifikuara të trajnimit për profesionistë të sporteve ekstreme. Studimi do të sigurojë një plan analitik (nga korniza ligjore për programet e studimit dhe një hartë rrugore e përpunuar) për themelimin e Shkollës së Sporteve Ekstreme.
- Krijimi i një terreni për ushtrimin e sportit të alpinizmit (climbing field) në Përmet dhe 2 të tilla në Konicë.
- Një plan strategjik i integruar në lidhje me promovimin e turizmit ekstrem në zonën ndërkufitare.
- Organizimi i një kampi veror për turizmin ekstrem.
- Pjesëmarrja në 2 panaire ndërkombëtare për promovimin e turizmit ekstrem dhe turizmit në përgjithësi.
- Materiale promovuese mbi turizmin e zonës (fletëpalosje, broshura, harta) dhe video për promovimin e turizmit ekstrem.
- Rikonstruksioni i Shkollës së Sporteve Ekstreme në Greqi.
Projekti përfundoi në Gusht 2021.