Projekti Bashkitë për në Evropë, është një nismë e Bashkimit e Evropian, e cila synon të rrisë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri në kuadër të proçesit të integrimit evropian të vendit, duke ngritur në secilën bashki një zyre të BE që do të jetë edhe pika e referencës në çdo bashki, jo vetëm për punonjësit e administrative vendore, por edhe për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit në nivel vendor.
Në proçesin e funksionimit të Këndeve të BE, këta të fundit kthehen në bashkëpunëtorin më të ngushtë të projetit, duke pasur dy funksione brenda tyre :
- Forcimi i kapaciteteve të njësive të tyre të qeverisjes vendore në lidhje me funksionimin e tyre brenda standarteve evropiane si dhe përthithja e fondeve evropiane mbi bazë projektesh.
- Të shërbejnë si pika kontakti për njësinë e tyre të qeverisjes vendore, por edhe për të gjithë shoqërinë në rajonin e tyre, në lidhje me informimin për Bashkimin e Evropian.