Bashkia Përmet, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore dhe disa shoqata, organizoi Olimpiadën e Lojrave Lëvizëse Popullore.

Pjesëmarrës në këtë veprimtari ishin rreth 900 fëmijë të shkollave 9 vjecare,të cilët interpretuan rreth 50 lojëra të ndryshme popullore. Ky aktivitet synonte të ndërgjegjësonte fëmijët dhe të rinjtë mbi rëndësinë e njohjes,ruajtjes dhe zhvillimit të traditave më të mira të kulturës përmetare.