Më datën 8 dhe 9 shtator 2017, Kryetari i Bashkisë Përmet Z.Niko Shupuli dhe delegacioni që e shoqëronte, me ftesë të Kryetarit të Komunës se Rahovecit në Republikën e Kosoves Z.Idriz Vehapi , bëri një vizitë pune në këtë Komunë, ku u finalizua nënshkrimi i marrëveshjes për binjakëzim dhe bashkëpunim mes të dy njësive të qeverisjes vendore.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje morrën pjesë dhe përfaqësues të Lartë të të zgjedhurve dhe të administratave vendore nga të dyja palët. Nënshkrimi i marrëveshjes është mbështetur në miqësinë e përhershme, vëllazërinë, përparimin dhe paqen midis shtetit të Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja e binjakëzimit, veç të tjerave, parashikon edhe shkëmbimin e përvojave nga të dyja palët në sektorin e zhvillimit ekonomik dhe turizmit, veçanërisht në zhvillimin e sektorit të vreshtarisë dhe prodhimin e verërave, në sektorin e arsimit, shëndetësisë, sportit, rinisë dhe kulturës, për të cilat ka interes, potenciale dhe traditë të përbashkët.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje forcon më shumë lidhjet, komunikimin dhe zhvillimin midis banorëve te Bashkisë së Përmetit dhe atyre të Komunës së Rahovecit.

Bashkia e Përmetit falenderon për ftesën dhe mikpritjen Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z.Idriz Vehapi, Kryetarin e Asamblesë z.Nahit Elshani dhe z,Lulzim Sylejmani .
Një falenderim të veçantë për miqtë e Përmetit për kohën dhe mikpritjen për z.Bekim Kelmendi, z.Emin Thaci dhe z.Astrit Thaci.