Mbrëmja e djeshme, 24.08.2017, ishte një ndër mbrëmjet më të bukura, më festive dhe më madhështore në 25 vjet.
Qytetarët e Përmetit, emigrantët dhe turistët e huaj kënduan dhe kërcyen deri në mesnatë nën tingujt e muzikës më të mirë popullore dhe moderne shqiptare.  Ky aktivitet u mbështet nga Bashkia Përmet nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, jo me fondet e saj por me anë të sponsorave: Universita’ Popolare Santa Sofia në Itali me president Z. Savino Giannella dhe Tirana Bank, të cilët i falenderojmë.