Project website: https://www.interregeurope.eu/riwet

Titulli i projektit: Public-private governance of rivers and wetlands restoration and conservation as blue-green infrastructure- RIWET (Qeverisja publiko-private e lumenjve dhe restaurimi dhe ruajtja e liganitave si infrastrukturë blu&jeshile)

Periudha e implementimit: Qershor 2024- Qershor 2028

Buxheti totla i projektit: 2,869,626 euro

Buxheti total Bashkia Permet: 202,572 euro

Donatori: financuar nga programi Interreg Europe i Bashkimit Evropian

Lead partner:  Province of Drenthe, Hollandë

Partnerët e tjerë:

  1. Valencia County Council /Këshilli i Qarkut të Valencias, Spanjë
  2. LIMNE Foundation/Fondacioni LIMNE, Spanjë
  3. University of Latvia/Universiteti i Letonisë, Letoni
  4. Cesena Municipality/ Bashkia e Cesenës, Itali
  5. Institute for ichthyological and ecological research, Slloveni
  6. Goulandris Natural History Museum – Greek Biotope/ Wetland Centre (ΕΚΒΥ), Greqi
  7. Kujawsko-Pomorskie Voivodeship, Poloni
  8. Centre for South Ostrobothnia, Finlandë
  9. River Trust, Irlandë
  10. Bashkia Përmet, Shqipëri
  11. Danube-Carpathian Programme, Ukrainë

Projekti financohet nga programi Interreg Europe i Bashkimit Evropian.

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, vetëm 40% e lumenjve, liqeneve dhe ujërave bregdetare të BE-së kanë status të mirë ekologjik. Vetëm 12% e sipërfaqes të mbuluara me ujë ka humbje të ulët të habitatit dhe Konventa e Ramsarit tregon se Evropa ka humbur 35% të ligatinave të saj të brendshme dhe bregdetare që nga viti 1970. Marrëveshjet e mbrojtjes së natyrës përdoren në 23 vende të BE-së për të përmbledhur përpjekjet drejt ruajtjes së natyrës midis autoriteteve publike, pronarëve të tokës, përdoruesve të tokës dhe një sërë grupesh të shoqërisë civile.

Projekti RIWET fokusohet në partneritetin publik-social-privat për të rritur kontributin e komuniteteve lokale në restaurimin, menaxhimin dhe administrimin e lumenjve dhe ligatinave për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla si: A munden bashkitë, qarqet dhe agjencitë publike të përdorin lumenjtë dhe ligatinat e në një mënyrë më efikase dhe mënyrë më pak të kushtueshme duke angazhuar komunitetet, organizatat dhe grupe të tjera interesi? Cilat janë mjetet dhe strategjitë më të mira për të krijuar këto partneritete?

12 partnerë dhe 4 associated partnerë nga 11 rajone nga e gjithë Evropa dhe më shumë se shtatëdhjetë aktorë do të bashkëpunojnë në kuadër të projektit  RIWET midis viteve 2024-2027 për të bashkë-hartuar politika inovative për ndryshime transformuese afatgjata. Këto do të kontribuojnë në përmirësimin e politikave si psh planet kombëtare të basenit lumor, strategjitë rajonale të zonës natyrore etj. Në të gjitha këto raste, angazhimi i grupeve të ndryshme të shoqërisë, organizatave qytetare fermerët dhe pronarët e tjerë të tokës janë thelbësorë për politika publike më inovatore dhe më efektive.

RIWET do të kontribuojë në zgjidhjen e këtyre sfidave duke studiuar politikat ekzistuese dhe duke ndërtuar kapacitetet e secilit  prej partnerëve në bazë të temës ku ata do fokusohen. Rezultatet përfundimtare të RIWET do të sigurojnë përmirësim politikash dhe  restaurimit ekologjik të lumenjve dhe ligatinave përmes aleancave afatgjata midis aktorëve publikë, socialë dhe privatë.

Bashkia Përmet është një bashkitë e para në Shqipëri që përfiton nga ky program.  Në këtë projekt Bashkia do të fokusohet te Lugina e Vjosës.  Aktivitetet kryesore janë:

  • Organizimi i takimeve periodike me grupet e interesit
  • Shkëmbim eksperience nga praktikat e mira të partnerëve
  • Pjesëmarrja në të gjitha Webinarët dhe Takimet e Komitetit Drejtues.
  • Organizimi i një Workshopi për Shkëmbimin e Përvojave (EEW) në Përmet për të shkëmbyer praktikat e mira mbi bashkëpunimin publik-privat në lidhje me Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa dhe angazhimin e komunitetit për mbrojtjen e biodiversitetit dhe natyrës.
  • Identifikimi i praktikave të mira që duhen ndarë me partnerët