null

NJË TJETËR PROJEKT PËR KUJDESIN SOCIAL NË BASHKINË PËRMET!

📌Ditën e sotme, 📍në Lushnje ✍️nënshkruam marrëveshjen për grante si një ndër 12 bashkitë fituese në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush Të Mos Mbetet Pas – LNB2”, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
🤝Në prani të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj.Albana Koçiu, Ambasadores së Zvicrës znj.Ruth Huber, Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së në Shqipëri znj.Monica Merino dhe Kryetarëve të Bashkive fituese u prezantuan projektet që do të sjellin shërbime të reja të kujdesit social , në përputhje me Ligjin 121/2016 dhe sipas Planit Social të secilës bashki.
ℹ️Projekti i Bashkisë Përmet ka si qëllim “Të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve për moshën e tretë dhe të moshuarit e vetmuar” duke synuar rezultatet si mëposhtë:
✅Mobilimi dhe funksionalizimi i Qendrës ditore për moshën e tretë në qytetin e Përmetit.
✅Realizim i një databaze mbi nevojat e të moshuarve.
✅Realizim i aktiviteteve që nxisin pjesmarrjen dhe përfshirjen e moshës së tretë në qytetin e Përmetit.
✅Ofrimi i shërbimeve në banesë për të moshuarit që jetojnë vetëm etj.
📣Fokusi kryesor i projektit është të sigurojë që individët dhe grupet vulnerabël, të kenë qasje të përmirësuar në shërbimet publike që mbrojnë të drejtat e tyre sociale, të promovojë përfshirjen sociale, të forcojë mirëqenien dhe t’i fuqizojë ata të marrin pjesë aktivisht në proceset e vendimmarrjes së politikave publike që ndikojnë në jetën e tyre.

null

PASTRIMI I MBETJEVE INERTE!

ℹ️E mbyllëm ditën e sotme me punë të mira dhe në dobi të qytetit dhe qytetarëve.
🚜👷Sektori i Mirëmbajtjes, Pastrimit dhe Rrugëve Rurale u angazhuan në pastrimin e mbetjeve inerte dhe urbane në lagjet dhe rrugicat e qytetit.✅
📌Në këtë fillim sezoni turistik është mirë që së bashku ti kushtojmë më tepër vëmendje kujdesit për mjedisin.🚮
❌Pastrojmë shtëpinë nga plehrat dhe ndotim hapësirat e përbashkëta publike me mbetje inerte është impakti më negativ turistik që nuk i shkon një qyteti si i joni. 👉Tregoni qytetari duke i hedhur mbetjet në vendin e duhur.
➡️Ndërkohë Bashkia vijon punën duke kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin♻️, duke shmangur në këtë mënyrë edhe sanksionet që përcakton ligji për rastet e ndotjes së qytetit.

null

“THE LAST ADVENTURE OF EUROPE” NË PËRMET !

“THE LAST ADVENTURE OF EUROPE” NË PËRMET !
🙏Duke ju uruar një ditë të mbarë , ju sjellim disa nga momentet dhe aktivitetet e eventit 📍``The Last Adventure of Europe`` të zhvilluar në Përmet.
Koncert 🎵nga artistët më të dashur , ngjitje🧗‍♀️, shtigje me biçikletë🚵‍♂️ , eksplorim të natyrës🏔️, muzikë🎶, lojëra për fëmijë 🤹‍♀️,rafting🚣‍♀️ na shoqëruan gjatë kësaj fundjave plot aventura dhe argëtim.🏕️
🎉 Fundjava të tilla plot muzikë dhe adrenalinë na presin gjatë gjithë verës.

null

DITA E VERES NË PËRMET!

null

DITËN E VERËS JU MIRËPRESIM NË PËRMET !

DITËN E VERËS JU MIRËPRESIM NË PËRMET !
Festa e madhe e Ditës së Verës 🌸 e cila në 1️⃣4️⃣ MARS bën bashkë përmetar , vizitorë , turistë e miq 👫të qytetit tonë për të mirëpritur pranverën 🌷 dhe për të çelur sezonin turistik po afron.
💌 🎉Ju ftojmë të gjithëve ta kalojmë së bashku këtë ditë pranverore.🌷🌼🐣🍄🦋

null

115 VJET SHKOLLA “NONDA BULKA”!

1️⃣1️⃣5️⃣
🎉Në një atmosferë festive sot shkolla “Nonda Bulka” feston 115 vjetorin e krijimit si e para shkollë 🇦🇱shqipe në Përmet.
🏫Dikur shkolla “7 Marsi”, sot me krenari mban emrin e ✍️shkrimtarit dhe publicistit përmetar Nonda Bulka.
🧑‍🏫Mes mësuesve dhe 👫nxënësve të brezave të ndryshëm, me organizimin e stafit aktual të shkollës, përcollën emocione, nostalgji dhe ndjenjë krenarie për cilindo që ka prekur bankat e kësaj shkolle. 📚
🥇Me mirënjohje Këshilli Bashkiak Përmet vlerësoi këtë institucion arsimor dhe disa prej mësuesve të parë që kontribuan në arsimin dhe edukimin e brezave me titullin “Mirënjohje e qytetit”.🙏
💙Në këtë vatër arsimi, ndër vite është punuar me përkushtim, ndaj në këtë shekull të dytë ju urojmë suksese në vazhdimin e punës së palodhur në ndërtimin e dijeve dhe qytetarëve të denjë të së ardhmes. 🤝
🥂Gëzuar 115 vjetorin shkolla “Nonda Bulka”!

null

AKTIVITETE NGA GRUPI I ALPINISTËVE TË VEGJËL!

📌Funksionimi i Klubit të Alpinizmit si një program i edukimit në natyrë dhe nxitjes së sporteve malore, bën bashkë fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe jo vetëm, në aktivitete sportive.
✅ Instruktori i sportit të Alpinizmit ka përfshirë fëmijët në edukimin e këtij sporti duke realizuar ngjitje 🧗dhe mësim të teknikave të alpinizmit nëpërmjet lojrave.
🏂⛷️🧗‍♂️Kështu ishin dhe aktivitetet e fundit në ngjitjen e realizuar në 🏔️malin Dhëmbel dhe në 📍Dardhë të Korçës duke zbuluar shtigje të reja dhe duke u argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
✅Alpinizmi sfidon mendjen dhe trupin.
➡️Bashkia Përmet mbështet dhe nxit çdo aktivitet në të mirë të një jete të shëndetshme për fëmijët.

null

NË DITËN BOTËRORE TË AUTIZMIT!

📌Qendra Komunitare për fëmijët me nevoja të veçanta në bashkëpunim me QKF Përmet, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit #2Prill, organizuan një aktivitet artistik, duke përcjellë tek fëmijët dhe pjesëmarrësit💌 mesazhe plot dashuri në këtë ditë të veçantë për fëmijët e veçantë.
➡️Të kuptuarit e personave me 🎗️autizëm është hapi i parë drejt ndërgjegjësimit të shoqërisë për të qenë më tolerantë dhe duke larguar barrierat të cilat i pengojnë këta persona të përfshihen.
🧩Autizmi nuk është sëmundje.
🖐️”Unë jam autik dhe jetoj në botën time të vogël, në një botë me lule e ngjyra, gjuha e së cilës është ajo e zemrës.🌈
Më duaj, vetëm në këtë mënyrë do të më kuptosh dhe do të më mësosh të kuptoj”.
💙Më shumë dashuri, përkushtim dhe mirëkuptim shoqëror.

null

DITA NDËRKOMBËTARE E PYJEVE!

📌21 Mars “ Dita Ndërkombëtare e Pyjeve” e gjen Sektorin e Pyjores, Gjelbërimit dhe Rrugëve Rurale me angazhimin maksimal dhe gjithëpërfshirjen në aksionin e 🌳🌲pyllëzimit në 📍kodrën e fshatit Kutal, zonë në të cilën prej disa kohësh mbillet për të zëvendësuar pemët e djegura para 3 vitesh.
ℹ️Në kuadër të cilësimit si viti i pyjeve, Bashkia Përmet brenda këtij tre mujori ka mbjellë mbi 2000 pemë të reja.
📣I bashkohemi çdo ditë thirrjes për ruajtjen, zhvillimin e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra.♻️
➡️Do të vijojmë me këtë ritëm për një mjedis më të pastër dhe të gjelbëruar.🍃💚

null

RUAJMË DHE PROMOVOJMË GJUHËN SHQIPE!

🗓️21 shkurti është shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhes Amtare.
📌Në kuadër të kësaj dite, nxënësit e QKF organizuan një aktivitet me 📖✍️poezi dhe sollën në vëmendje të gjithë patriotët dhe gjuhëtarët që dhanë një kontribut të shkëlqyer në ruajtjen e gjuhës shqipe.🇦🇱
🗣️Është detyrë e çdo nxënësi, mësuesi por dhe çdo institucioni për 🔡ruajtjen e gjuhës nga huazimet e panevojshme nga gjuhët e tjera.
🖋️Detyra jonë e përbashkët është: Ta duam, ta mbrojmë dhe promovojmë me krenari identitetin tonë, gjuhën shqipe!🇦🇱

null

PLANI VENDOR I MENAXHIMIT TË MBETJEVE!

📌Bashkia Përmet prezantoi Draftin e Planit të Menaxhimit të Mbetjeve 🗑️♻️në një dëgjesë publike 🗣️ku morën pjesë antarë të Këshillit Bashkiak, Sektori i Shërbimeve, Sektori Pastrim-Gjelbërimit, qytetarë të angazhuar etj.
💚Pjesë e takimit ishte dhe pjesëmarrja e znj. Sabine Piccard, Shefe e qeverisjes dhe shëndetit në Ambasadën Zviceriane 🇨🇭si dhe përfaqësues të projektit Bashki të Forta.
➡️Pas konsultimit të draftit përfaqësuesja e ambasadës zhvilloi një takim me Kryetaren e Bashkisë për të diskutuar mbështetjen e deritanishme, vijimin e procesit deri në finalizimin e Planit si dhe asistencën e tyre të pamunguar për Bashkinë tonë.🤝
ℹ️Nëpërmjet këtij Plani arrijmë përmirësimin e performancës duke ndikuar në shërbime më cilësore për komunitetin dhe zgjidhje të qëndrueshme ✅për problematikat e menaxhimit të mbetjeve.🚮

null

100 PEMË DAFINE MBILLEN NË PARKUN KUPOLA !

100 PEMË DAFINE MBILLEN NË PARKUN KUPOLA !
1️⃣0️⃣0️⃣ rrënjë pemë dafine ju shtuan sot Parkut Kupola, në “Ditën e Inxhinierit të Pyjeve”🌳 duke iu bashkuar kështu Vitit të Pyjeve .🌲
💚Në aksionin e mbjelljes së pemëve morrën pjesë punonjës të Sektorit të Gjelbërimit 👷‍♀️dhe punonjës të administratës.👨‍💼
🙏Mirënjohje dhe respekt për punën e brezit të parë të inxhinierëve👷 dhe të gjithë specialistëve të pyjeve që kanë kontribuar në Pylltarinë shqiptare.

null

CIRKU NË PËRMET!

📌Kinemaja e qytetit mirëpriti 🎪Cirkun i cili solli argëtim dhe një ditë ndryshe për fëmijët e qytetit tonë. 🤹‍♀️
👫Fëmijët shoqëruan me brohoritje dhe duartrokitje 👏numrat e mjeshtrit dhe artistit Mico Kasapi.
🤸‍♂️Përveç akrobacisë, gjallërinë e shtuan numrat me 🐕‍🦺🐶qenushë gjatë së cilave mjeshtri përfshiu edhe fëmijë nga salla.
🙏Falenderim për mjeshtrin Mico Kasapi për këtë ditë argëtuese për fëmijët e qytetit tonë dhe që me kaq pasion mban gjallë këtë zhaner artistik në zhdukje.👏

null

6 PRILL -DITA NDËRKOMBËTARE E SPORTIT!

⚽️
🗓️Kjo datë shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor.
📌Në kuadër të kësaj dite, ekipi i moshave U12 dhe U15 Përmet, zhvilluan ditën e sotme ndeshje futbolli me ekipin e moshave Luftëtari Gjirokastër.⚽️
ℹ️Prioriteti jonë është mbështetja dhe nxitja e këtij sporti edhe për këto grupmosha.🏃‍♂️
💚Këto eksperienca për fëmijët synojnë jo vetëm pjesëmarrjen sociale, ndërgjegjësimin se sporti është shëndeti por edhe investimin për të ardhmen e kësaj disipline sportive.

null

TAKIM KUNDËR KULTIVIMIT TË BIMËVE NARKOTIKE !

📌Java nisi me një takim të rëndësishëm që u zhvillua me strukturat e Komisariatit të Policisë Përmet , Bashkisë dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura 📍në ambientet e Sallës së Këshillit Bashkiak në kuadër të luftës kundër trafikimit dhe kultivimit të kanabisit.
✅Ky takim vjen në vijim të punës së vazhdueshme të të gjithë organeve dhe strukturave përkatëse duke sjell një bashkëpunim të frytshëm.🤝
❌Lufta kundër kanabisit është një punë këmbëngulëse jo vetëm e Policisë së Shtetit, por është një përpjekje e të gjithë institucioneve, ku policia ka rol kryesor, por edhe institucionet e tjera në pushtetin vendor, bashkia,njësitë administrative, kryepleqtë e fshatrave kanë rol të rëndësishëm në kontrollin e territorit.
🖇️Angazhimi i të gjitha këtyre strukturave
në kuadër të forcimit të kapaciteteve në drejtim ➡️të intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta të strukturave shtetërore në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet prioriteti ynë.

null

REHABILITIMI I DIGËS SË REZERVUARIT PACOMIT!

REHABILITIMI I DIGËS SË REZERVUARIT PACOMIT!
💧Rezervuari Pacomit është ndërtuar në 🗓️vitin 1985 me një kapacitet 🌊ujëmbledhës prej 100000 m3 ujë dhe projektuar për të vaditur 1000 ha tokë bujqësore.🌳
❌Ky objekt është lënë në harresë ndër vite dhe sot ndihet domosdoshmëria e investimit për rehabilitimin e këtij rezervuari, me qëllim mbajtjen në funksion normal pune dhe njëkohësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë teknike.
ℹ️Mungesa e mirëmbajtjes, amortizimi i materialeve, erozioni, kanë bërë që në objekt të shfaqen dëmtime te cilat 🆘rrezikojne seriozisht qëndrueshmërinë e digës dhe rrezikun e shembjes së saj në raste
rreshjesh të dendura duke rrezikuar 📍fshatin Pacomit që ndodhet poshtë rezervuarit.
🙏Tashmë kjo problematikë do të marrë fund falë investimit në rehabilitimin e digës me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe financim të qeverisë. 🤝
✅Investimi ka nisur në muajin tetor dhe pritet të përfundojë brenda muajit prill 2024.
👉Rehabilitimi i digës me të gjitha elementët e ndërhyrjes si punime skarifikimi, gërmime dheu, punime betoni, aksesi rrugës për në digë, shkarkuesi katastrofik , rrisin sigurinë për banorët e fshatit Pacomit si dhe sasinë e nevojshme për ujitjen e kulturave bujqësore të fermerëve të zonës. 🧑‍🌾💚

null

RIKTHIM I TEATRIT TË KUKULLAVE NË PËRMET!

RIKTHIM I TEATRIT TË KUKULLAVE NË PËRMET!
📌Miqtë e vegjël të arsimit fillor, ditën e sotme morrën pjesë në shfaqjen 🐭🌟“ Miushi që donte të kapte yllin”.
🎭Një shfaqje e realizuar me shumë dëshirë dhe pasion nga znj. Teuta Sadiku, përmetare e rikthyer nga emigrimi por plot 🥰energji dhe dashuri për artin.👏
👭Miqtë e vegjël të teatrit aprovuan mes duartrokitjesh 👏🤗kënaqësinë, gëzimin dhe argëtimin në këtë ditë ndryshe.
➡️Shfaqjet artistike aq të munguara dhe të dashura të fëmijëvë janë synimi i Bashkisë për t’ia rikthyer❤️Përmetit. 🙏
🗓️Do të vijojmë ti bëjmë pjesë të kalendareve mujore të aktiviteteve në mënyrë që tradita e vjetër të kthehet sërish. 🔙🥰

null

80-VJETORI I BRIGADËS SË VI SULMUESE!

null

KONKURS ESE NGA FËMIJËT E QKF!

null

PEMË DEKORATIVE PËR PËRMETIN!

null

RIKONSTRUKSIONI I BANESAVE PËR KOMUNITETET E PAFAVORIZUARA !

null

NJË DITË TEK SHËRBIMI ZJARRFIKËS!

null

KALENDARI I AKTIVITETEVE MUAJI JANAR!