Kalendari i aktiviteteve të Bashkisë Përmet viti 2025:

Kalendari i aktiviteteve muaji Shtator 2025

Kalendari i aktiviteteve muaji Gusht 2025

Kalendari i aktiviteteve muaji Korrik 2025

Kalendari i aktiviteteve muaji Qershor 2025

Kalendari i aktiviteteve muaji Maj 2025

Kalendari i aktiviteteve muaji Prill 2025

Kalendari i aktiviteteve muaji Mars 2025

Kalendari i aktiviteteve muaji Shkurt 2025

Kalendari i aktiviteteve muaji Janar 2025

 

AKTIVITET E PLANIFIKUARA VITI 2025

Nr. Aktiviteti Data
1 Përvjetori i Brigadës 6 Sulmuese 26 Janar
2 7-8 Marsi 7-8 Mars
3 Dita e Verës 14 Mars
4 Celja e Sezonit Turistik 14 Mars
5 Java Europiane Fillim Maji
6 Dita e Dëshmorëve 5 Maj
7 Dita Naimiane 25 maj
8 Festivali i Fëmijëve 1 Qershor
9 Dita Botërore e Mjedisit 5 Qershor
10 Përmeti Multikulturor 8-9 Qershor
11 Festivali Nona 8-9-10 Gusht
12  Dita e Trashëgimisë Kulturore 29 Shtator
13 Festat e 28-29 Nëntorit 28-29 Nëntor
14 Festat e Fundvitit 20-25 Dhjetor

 

Të gjitha aktivitetet mujore të Bashkisë Përmet i gjeni të publikuara në aplikacionin TEA.

Më poshtë gjeni pak informacion rreth aplikacionit :

Aplikacioni TEA – Kalendari Kombëtar i Eventeve të Turizmit, Traditës, Kulturës, Arteve e Sporteve, i cili verën e kaluar u shkarkua nga mijëra përdorues në vetëm pak kohë pas lançimit për herë të parë, ka rritur tashmë dimensionet e tij duke u shndërruar në një udhërrëfyes digjital të Shqipërisë Turistike.

Guida digjitale TEA vjen e përditësuar me një mori shërbimesh të reja, pranë vendit të eventit, të cilat do t’ia lehtësojnë rrugëtimin drejt zbulimit të destinacioneve turistike të Shqipërisë çdo turisti apo vizitori.

Me eventet e saj të shpërndara nga bregdeti në Alpe, nga qendrat e qyteteve në fshatra, nga sitet arkeologjike në sheshe, tashmë TEA tashmë do të orientojë edhe për çdo njësi shërbimi pranë vendqëndrimit apo vendndodhjes së eventit, si hotele, restorante, bare, agroturizma, atraksione turistike, site arkeologjike, operatorë turistikë, ATM, SPA, qendra shëndetësore, spitale, farmaci, apo vende të shërbimit dentar.

Aplikacioni TEA me zhvillimet e reja dhe ndërfaqen e saj në Web-in zyrtar të AKT-së, albania.al, është i aksesueshëm jo vetëm nëpërmjet telefonave, po edhe nga cilido që bën kërkime në internet, duke u shndërruar në një guidë të mirëfilltë turistike.

TEA 2.0 si një udhërrëfyes i vërtetë digjital përmes shkarkimit në telefon do të ofrojë edhe informacione të tjera të domosdoshme për çdo turist të huaj apo vizitor vendas, si parashikimin e motit, kontaktet e emergjencës civile, të policisë, të ambulancës, të zjarrfikësve, ambasadës apo konsullatës, këmbimin valutor, shërbimin e udhëtarëve e-transport, apo pikat dhe kontaktet e zyrave të informacionit turistik.

Këto zhvillime të reja brenda Aplikacionit TEA synojnë t’i shërbejnë eventeve dhe përmirësimit të përvojës turistike të çdo turisti të huaj apo vizitori vendas në çdo destinacion të Shqipërisë.

Guida TEA, e cila vjen si një paketë tanimë për vizitorët me evente, destinacione, shërbime utilitare, informuese na ndihmon edhe në mbledhjen e të dhënave të përdoruesve dhe krijimin e databazave, veçanërisht ato që i përkasin trafikut turistik të konsumatorëve, të cilat janë elementë kryesorë në industrinë e sotme të turizmit.

Përditësimi i TEA-s me këto të dhëna të reja do të na shërbejë për të orientuar strategjinë e politikave të turizmit si dhe për të tërhequr një numër të lartë vizitorësh; do të na japë mundësinë të njohim preferencat e përdoruesve për eventet më të pëlqyera, kategoritë dhe destinacionet turistike që ata përzgjedhin, duke na orientuar edhe ne drejt prodhimit të formateve të duhura të eventeve turistike dhe paketave më të plota turistike në tërësi.