Qëndra Kombëtare e Biznesit është institucion në varësi të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, i krijuar në bazë të Ligjit Nr. 131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, si rezultat i bashkimit të dy institucioneve, Qendrës Kombëtare të Licencimit dhe Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. QKB ka hapur një sportel të deleguar pranë Bashkisë Përmet për ti shërbyer sa më mirë biznesit të rrethit. Shërbimet e QKB-së (sporteleve të deleguar Përmet ) përfshijnë:
- Regjistrimin e bizneseve te reja,
- Ndryshimin e të dhënave të biznesit,
- Lëshimin e ekstrakteve për të dhënat e bizneseve
- Mbylljen e biznesit
- Miratimin e emrit të rezervuar
- Rezervimin paraprak të emrit tregëtar
- Lëshim kopje statuti etj.
Për sqarime apo probleme mund drejtoheni tek sporteli i QKB në katin e parë të godinës së Bashkisë Përmet.