20.09.2020
Java Europiane e Lëvizshërisë në qytetin e Përmetit këtë vit erdhi me tematikën “Biçikleta dhe Rinia”.
Ky është edhe projekti që Shoqata MKEZH në kuadër të programit RELOAD është duke implementuar në Bashkinë Përmet.
Projekti “Biçikleta dhe Rinia”, me fokus përfshirjen e të rinjve në zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e mjedisit duke promovuar një jetë të shëndetshme, solli ditën e sotme një atmosferë ndryshe në qytet. 15 të rinj të qytetit duke ju bashkuar edhe të rinj të Administratës së bashkisë, në një pedalim të përbashkët promovuan edhe një herë të mirat që sjell shmangia e përdorimit të mjeteve motorike për mjedisin dhe shëndetin tonë. 🚴♀️🚲
Dihet se pretendimi për një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit shkon paralelisht me një mjedis të pastër në të gjitha format e mundshme të mbrojtjes së tij.
Tashmë 15 biçikletat do të mund të përdoren për aktivitete që do të ndërmarrin nxënësit apo të rinjtë duke patur gjithmonë edhe mbështetjen Tonë.