Bashkia Përmet është përfituese e disa projekteve në kuadër të thirrjes të thirrjes Interreg Greqi-Shqipëri 2014-2020, projekte të financuara nga Bashkimi Europian. Një prej këtyre projekteve është projekti i titulluar “Krijimi i klubeve të biznesit për nxitjen e sipërmarrjes në zonën ndërkufitare (Akronimi: Business Club).
Qëllimi kryesor i projektit është të sigurojë mbështetje për sipërmarrjet e reja inovative në zonën ndërkufitare, sidomos ato të drejtuara nga femrat dhe të rinjtë.
Partnerët e projektit: Bashkia Argos Orestiko, Management and Administration Authority TecnoPolis, Libraria Publike e Konicës, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe Bashkia Përmet, ku buxheti i Bashkisë Përmet është 76,543.4 euro (15% cofinancim i Bashkisë)
Rezulati kryesor është krijimi i “Klubit të Biznesit” në bibliotekë, në një hapësirë të caktuar u vendosën 5 postacione me kompjuter dhe printer që mund të përdoren nga bizneset që regjistohen. Në mënyrë që Klubi i Biznesit të jetë funksional dhe efektiv u:
– Zhvillua një studim për të identifikuar gjendjen e sipërmarrjes në secilin vend partner.
– U përgatitën materiale arsimore dhe u zhvillua një model biznesi për sipërmarrësit e rinj.
– U zhvilluan vizita studimore midis klubeve të biznesit për bashkëveprimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis bizneseve.
Projekti përfundoi në Gusht 2021.