Të dashur nxënës,
Të nderuar mësues dhe drejtues ,
Të dashur prindër dhe bashkëqytetarë !
Kam kënaqësinë e veçantë si Kryetare e Bashkisë që me rastin e
fillimit të vitit të ri arsimor 2019-2020 t’ju përshëndes dhe t’ju uroj në këtë
ditë të vecantë dhe të rëndësishme tuajën, por dhe të të gjithëve “ Vit të
mbarë dhe suksese në rrugën tuaj drejt diturisë’’.
Urimi im i parë shkon për ju vogëlushë të klasave
të para që po I bashkoheni sot armatës së madhe të nxenesve .Ju pret një rrugë
e bukur , por e gjatë dhe e vështirë ndaj ju uroj suksese dhe dalshi faqebardhë
.
Një urim të vecantë kam për ju
nxënës të klasave të nënta dhe maturantë . Detyra , punë dhe sfida të mëdha ju
presin përpara.
Sot është edhe dita juaj, të dashur mësues. Kam kënaqësinë që t’ju shpreh
vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë përkushtimin, profesionalizmin, vlerat
dhe virtytet njerëzore që ju dini të dëshmoni dhe transmetoni gjatë punës suaj
në edukimin e brezave të ardhshëm.
Të angazhuar maksimalisht për t’ju shërbyer . Do të kujdesemi për çdo infrastrukturë shkollore nga fshati më i largët e deri këtu në zemër të qytetit
Të dashur prindër dhe mësues ne do të mbështesim projektin tuaj “ Shkolla Qendër Komunitare , një shkollë miqësore për të gjithë “ sepse shkolla eshtë e tē gjithëve , shkolla është e komunitetit. Do ju mbështesim në çdo hap , në idetë, projektet dhe veprimtaritë tuaja , sepse arsimi eshte i pari. Do të pershpejtojmë punimet te biblioteka e qytetit dhe do shikojmë të gjitha mundësitë për ta pajisur me libra të rinj.
Edhe një herë, Suksese , punë dhe vit të mbarë të gjithëve!