Ne punojmë , ju mësoni !
Me deputeten Mirela Kumbaro inspektuam punimet për rikonstruksionin e plotë të gjimnazit , ku studiojne rreth 250 nxënës .
Gjimnazi“Sami Frashëri” i ka dhuruar kaq shumë Përmetit , dje nxënës, sot qytetarë model dhe profesionistë të zotë anembanë vendit.
Po punojmë me ritme të shpejta që gjimnazistët të futen sa më parë në ambjentet e reja dhe t’i përkushtohen përvetësimit të dijeve!
Bashkia do shikojë të gjitha mundësitë për të kaluar pjesën e saj të fondit prej 10 % , për të cilën bashkia e mëparshme nuk e ka planifikuar ne buxhetin e saj , megjithëse investimi nga buxheti i shtetit është akorduar që prej 2018.
Do të kujdesemi për çdo infrastrukturë shkollore, edhe në fshatin më të largët dhe në zemër të qytetit.
Për bashkinë që duam, për Përmetin që duam!