Ai është një masiv shkëmbor anës Vjosës, 42 metra i lartë dhe 650 metra kator. Guri i Qytetit konsiderohet si simboli i identitetit të qytetit. Gjeologët thotë që është shkëputur nga Mali i Dhëmbelit pas një tërmeti, kurse legjenda tregon ndryshe:
Kryezoti i krahinës Premti, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala. Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. Ishte fundi i shekullit XIV. Ushtria e Sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit. Premti kishte vdekur. dhe kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji., i cili kishte një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji. Një natë turqit mbritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza. Turqit kërkuan çelsat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës. Diestra mori në dorë djepin me djalin dhe u hodh nga maja e shkëmbit. Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u përplas Diestra. Mbi gur disa shënja: Dora e foshnjës ose vijat e djepit. Këtë thotë legjenda.